Oferta e fundit e sardëve për Interin

Zyrtarisht Radja Nainggolan nuk ka udhëtuar me skuadrën për ndeshjen me Beneventon për shkak të faringjitit, por mediat në Itali raportojnë se mesfushori belg është vetëm një hap larg rikthimit te Cagliari, aty ku edhe sezonin e kaluar ishte në huazim.

Organika në mesin e fushës është e tejmbushur dhe ofertat për emra si Brozovic e Eriksen mungojnë, ndaj drejtuesit e Interit kanë vendosur të negociojnë shitjen e belgut, për t’u liruar edhe nga paga e tij e majme.

Oferta e fundit e Cagliarit është 12 milionë euro, plus kartonët e 2 futbollistëve nga ekipi i të rinjve dhe palët janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje që do të sillte para në arkat e Interit dhe do të ulte shpenzimet për pagat.

Nga ana tjetër zikaltrit kanë kërkuar që përveç 12 milionë eurove, të marrin kartonin e mbrojtësit Walukiewicz, një 20-vjeçar që mund të rritet shumë në krah të Diego Godin. Klubi milanez propozon marrjen e kartonit të tij dhe lënien në huazim edhe për të paktën një sezon në Sardenjë.

Gjithsesi në orët e ardhshme pritet të ketë të reja në lidhje me çështjen, por ajo që mund të thuhet me siguri, është se e ardhmja e Radja Nainggolan do të jetë sërish te Cagliari, ndërsa tani pritet vetëm të konkretizohet marrëveshja.

Ngjarja paraprake

Selami: IPARD me finansim të ri për ‘Eko Shar’, mbi 40 punësime të reja

Ngjarja e ardhëshme

Në Shqipëri ​3 viktima dhe 131 raste të reja me coronavirus për 24 orë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian