Ofenduan Ibrën duke i përmendur origjinën, UEFA dënon skuadrën serbe

Në sfidën Cërvena Zvezda – Milan, e vlefshme për raundin e 1/32 në League Europa , sulmuesi Zlatan Ibrahimoviç ra pre e disa fyerjeve raciste nga tifozët serb me baze origjinën e tij boshnjake.

Në ndeshjen e luajtur në Beograd në muajin shkurt, Ibra nuk ishte në formacion për shkak dëmtimit, por shtatlarti ishte i pranishëm në shkallët e stadiumit për të mbështetur moralisht ekipin e tij.

Prania në mënyrë ilegale e disa tifozëve serb në stadium, shkaktoi kaos ku nuk munguan dhe fyerjet etnike ndaj Ibrës.

Për këtë rast UEFA hapi një hetim dhe ditën e sotme ka vendosur të dënojë ekipin serb me gjobë prej 25 mijë eurosh dhe është pezulluar për një ndeshje prania e tifozëve në stadium.

Ngjarja paraprake

‘Rakia’, kënga e radhës e Encës

Ngjarja e ardhëshme

Përleshje fizike mes dy grupeve të emigrantëve në Vaksincë (FOTO)

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian