Ofendoi Salah para një viti, sot vjen dënimi shembullor

Në shkurtin e 2019-ës, një “tifoz” i West Ham ka ofenduar Mohamed Salah në momentin që ylli i Liverpool ishte du ke ekzekutuar një goditje nga këndi.

Fjalë të rënda me sfond racist që nuk kanë kaluar pa u vënë re. Një video, që ka bërë edhe xhiron e rrjeteve sociale, është përdorur si provë për të trguar fajin e tifozit.

Tani, siç ka bërë të ditur BBC, personi është ndëshkuar.

Tale Bradley Thumwood, 48-vjeçar tifoz i West Ham, ka pranuar fajin duke konfirmuar se ka qenë protagonist i fyerjeve raciste edhe për shkak të fesë kundrejt Salah.

West Ham ka bashkëpunuar për të ndëshkuar tifozin dhe për të vënë në dispozicion çdo provë të mundshme për të gjetur fajtorin. Në fund, gjykatësit kanë zgjedhur një ndëshkim të ashpër: përjashtimi i tifozit për tre vite nga çdo ndeshje dhe një gjobë prej 400 sterlinash.

Ngjarja paraprake

Parashikimi i motit

Ngjarja e ardhëshme

21 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 6 në gjendje më të rëndë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian