Odisea e dosjes 184, ”patates së nxehtë” që askush s’donte ta hetonte

Dosja e zgjedhjeve në Dibër nuk do të mbahet mend vetëm si dosja e parë e hetimit të abuzimit me votat, por edhe dosja që ka qarkulluar nga njëri organ hetimi tek tjetri, pasi askush nuk donte ta hetonte.   

Dosja e bujshme 184 u regjistrua nga ish-prokuroria e krimeve të rënda më 9 shtator të 2016-ës, pas kallzimit të depozituar nga Partia Demokratike. Dyshimet e prokurorisë thuhet në dosje ishin përforcuar edhe nga disa denoncime në mediat online, për raste të shpërndarjes së parave në këmbim të votës dhe kanosje apo ushtrim dhune ndaj zgjedhësve.

Dy vjet hetime, duke përfshirë këtu edhe transkriptimin e një numri të konsiderueshëm bisedash telefonike, binden prokurorinë e krimeve të rënda që në 19 shtator të 2018-ës të regjistrojë fillimin e procedimit penal vetëm 7 nga 17 persona që ishin kallëzuar.

Gati 1 vit më vonë, në 15 korrik 2019, ish-prokuroria e krimeve të rënda shpalli mos kompetencën për dosjen, duke urdhëruar ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale nga “Grup i strukturuar kriminal” në “bashkëpunim të thjeshtë”.

Dosja e nxehtë kaloi në prokurorinë e Dibrës, e cila duke mos e mirëpritur këtë delegim të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, iu drejtua prokurorit të përgjithshëm në atë kohë Arta Marku, për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës. Prokuroria e Dibrës argumentonte se veprat penale janë kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Megjithatë, më 31 korrik 2019, prokurori i përgjithshëm vendosi që cështja të hetohet ngaprokuroria e dibresm edhe pse me një personel modest.  Duke mos qenë e bindur në vendimin e prokurores se përgjithshme Arta Marku, e cila u largua në dhjetor të 2019-ës, për ti lënë vendin Olsjan Çelës, më 13 janar të 2020-ës prokuroria e Dibrës ri ndryshoi cilësimin juridik, sa i përket formës së kryerjes së veprave penale të atribuuara personave nën hetim, nga “bashkëpunim i thjeshtë” , dujke e rikthyer atë sërish në  “Grup i strukturuar kriminal”.

Tashmë ishte ngritur SPAK dhe dosja mbërriti në zyrat e prokurorisë së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pa humbur kohë brenda pak ditëve drejtuesi i prokurorisë së posaçme do ta cilësonte një akt procedural absolutisht të pavlefshëm, duke arsyetuar se ish prokuroria e krimeve të rënda dhe prokurori i përgjithshëm kanë argumentuar se nuk kemi të bëjmë me grup të strukturuar kriminal por me bashkëpunim të thjeshtë.

Në fund të janarit 2020 dosja përfundoi sërish në Dibër, ku me vendim të drejtuesit të prokurorisë është pranuar heqja dorë nga hetimi i prokurorëve Belina Kryemadhi (Zeneli) dhe Rifat Kojku dhe ngarkimin me hetimin të prokurorit Urim Buci.

Hetimet thuhet në dosje provuan se 11 persona kanë konsumuar veprën penale “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve”, kryer në bashkëpunim, po që ishte parashkruar ndërkohë, pasi nga momenti i kryerjes së veprës penale, ka kaluar afati 3 vjeçar ndaj çështja penale duhet të pushohet.  Sa i përket 8 shtetasve të tjerë nën hetim thuhet në dosje, mes tyre kryetari aktual i bashkisë në Dibër, Dionis Imeraj, dhe ish-ministri Damian Gjiknuri, rezulon se ata nuk kanë konsumuar vepër penale.

Në përfundim dosja është dërguar në gjykatë me vetëm 4 të pandehur. Ish shefi komisariatit të policisë Dibër, Robert Aga, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi sipas prokurorisë ka vënë policinë në mbështetje të një force politike.

Drini Gjeci, ish drejtor i arsimit, akuzohet për kanosje apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Ai ka kanosur vartësit për të votuar në mënyrë të caktuar si dhe i ka detyruar për të marrë pjesë në tubimin e një force politike. Edhe i pandehuri Hasan Hoti akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike nda zgjedhësve, ato të votojnë pro kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Europiane.

 Ndërkohë për administratorin e njësisë Tomin, prokuroria krahas kanosjes së zgjedhësve ka ngritur edhe akuzën e shpërdorimit të detyrës pasi ka rezultuar se ka përjashtuar 39 familje nga skema e ndihmës ekonomike, vetëm për shkak të bindjeve  politike të ndryshme të tyre dhe pa kryer asnjë verifikim të plotësimit ose jo të kritereve të përfitimit të ndihmës.

Ngjarja paraprake

​Sokratis dëshiron transferimin te Genoa

Ngjarja e ardhëshme

Lori Hoxha ribashkohet me ish-të dashurin?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian