Odat duhet të jenë faktor proaktiv në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut

March 2, 2023
min lexim

Në kuadër të vizitës së punës në Bruksel, zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, zhvilloi një takim me drejtorin ekzekutiv të Eurochambers, z. Ben Baters.

Në takim, krahas mbështetjes së shprehur nga z. Baters në procesin e integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që odat e Maqedonisë, e veçanërisht Oda Ekonomike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila është një anëtare e barabartë i Eurochambers, duhet të përfshihet aktivisht në proceset integruese evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Z. Baters theksoi një dëshirë të hapur për bashkëpunim dhe u theksua përvoja që kishin pasur më parë me Kroacinë, e cila është shteti i fundit anëtar i BE-së, ku Oda Ekonomike Kroate përdori shumëçka nga përvoja dhe burimet e Eurochambers për t’u përfshirë në mënyrë efikase dhe efektive në procesin e integrimit evropian të Kroacisë dhe për të ndihmuar realisht që ky proces të përfundojë në kohën më të shkurtër të mundshme.

Zëvendëskryeministri Bytyqi informoi se Qeveria është e hapur për bashkëpunim me të gjitha odat, në fakt ai si koordinator i platformës për dialog publik-privat do të angazhohet për përfshirje më të madhe të odave ekonomike si palë aktive në procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se Maqedonia e Veriut, por sigurisht edhe vendet e mbarë BE-së, po përballen me mungesë të madhe të fuqisë punëtore të kualifikuar, pavarësisht nga niveli i kualifikimeve. Zëvendëskryeministri Bytyqi theksoi se Qeveria jonë është e gatshme të bashkëpunojë me Eurochambers, përmes Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, për të ndërmarrë masa dhe aktivitete konkrete për të reduktuar këtë çekuilibrim në tregun e punës, dhe ne sikurse ekonomitë e BE-së të fillojmë, nëpërmjet sistemit tonë arsimor, të krijojmë gjithnjë e më shumë punëtorë që janë të gatshëm t’i bashkohen industrializimit 4.0.

Drejtori Baters u pajtua se është koha që bashkëpunimi ndërmjet Eurochambers dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut të intensifikohet dhe se kjo është një mundësi reale që këto angazhime të fillojnë të kthehen në projekte dhe aktivitete konkrete me të cilat do të kemi gjithnjë e më shumë qytetarë, pavarësisht nga struktura e moshës, të cilët janë të gatshëm të hyjnë në mënyrë aktive në tregun e punës.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ahmeti: Duhet zgjidhje – shqiptarët dhe serbët në Kosovë mund të jetojnë së bashku

Story i radhës

Ademi: Iniciativa për ndryshimet kushtetuese, të parashtrohet sa më shpejtë

Të fundit nga

ShkoLartë