Oda e Kontabilistëve kërkon tërheqje të propozim-ligjit nga kuvendi

Kontabilistët kërkojnë tërheqjen e propozim-ligjit nga procedura parlamentare. Ata thonë se në vend që të inkurajojnë zhvillimin e profesionit dhe punësimin, po ngarkohen me kosto shtesë, kufizime, kontrolle dhe detyrime.

“Kjo do thotë konfiskim i ashpër i fondeve tona, realizimi i interesave personale të dikujt dhe financimi i organeve represive nën kontrollin e personave të emëruar nga pushteti ekzekutiv. Fitues do të jenë bizneset individuale me fuqi lobuese dhe humbës do të jenë kontabilistët e zakonshëm dhe firmat e vogla të kontabilitetit.”,- tha kontabilisti i autorizuar, Sasho Cvetanovski.

Oda e kontabilistëve u bëri thirrje përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në vend dhe zyrës së Bashkimit Evropian që të reagojnë dhe të rishqyrtojnë, siç thonë ata, keqpërdorimet e tilla.

“Ky ligj i një procedure të shkurtuar është futja e organit të ri për kontroll të institutit të kontabilistëve, kontabilistëve të certifikuar, i quajtur këshilli për avancimin dhe zhvillimin e kontabilitetit. Ajo që është krejtësisht e mjegullt në këtë këshill është e ashtuquajtura pavarësia e tij dhe në fakt vetë ligji thotë drejtpërdrejt se ky organ i përgjigjet qeverisë për punën e tij dhe anëtarët e tij janë përfaqësues të Ministrisë së Financave.”,- u shpreh anëtarja e bordit drejtues të OEM, Aleksandra Andreva.

Oda e kontabilistëve ka marrë pjesë në të gjithë procesin e krijimit të ligjit dhe ka dërguar projekt-ligjin e saj, edhe pse në fillim u është thënë se gjithçka është në rregull dhe i pranuar, ky version është krejtësisht ndryshe, thonë se nëse ligji nuk tërhiqet do ta bojkotojnë punën e institutit dhe siç thonë ata nuk do të zbatojnë ligjin e padrejtë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

UT prezanoti ofertën arsimore – shkencore në “Pançe Karagjozov”

Story i radhës

UEFA miraton ndryshimin e formatit

Të fundit nga