Ochoa drejt Serie A

Siç raportohet nga eksperti i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano, Guillermo Ochoa është afër kalimit në Serie A.

Portieri meksikan, i cili edhe në këtë Kupë të Botës tregoi paraqitje tejet të mira, pritet që të nënshkruajë me skuadrën italiane, Salernitana.

Ochoa do t’i bashkohet Salernitanas me parametra zero, pasi që kontrata e tij me CF American të skadojë më 31 dhjetor të këtij viti.

Guillermo Ochoa do të nënshkruajë kontratën e tij me Salernitanan e cila do ta mbajë atë në Serie A deri në qershor të vitit 2023.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Projekti “ujë i pastër Gjakovë – Kukës”, po zhvillohet suksesshëm

Story i radhës

Grubi: Qeveria ndan 200 milion denarë për Komunën e Likovës

Të fundit nga