OBSH: Zhvillimi i situatës në Europë nga COVID-19 shumë shqetësues

Zhvillimi i pandemisë së COVID-19 në Europë është shumë shqetësues, edhe pse situata nuk është e ngjashme me atë të mars-prillit, theksoi sot dega europiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

“Numri i rasteve ditore është rritur, pranimet në spital gjithashtu. COVID-19 është tashmë shkaku i pestë i vdekjeve dhe pragu prej 1 000 të vdekur në ditë është arritur”, konfirmoi drejtori i degës europiane të OBSH-së, Hans Kluge, në një konferencë shtypi në internet.

“Nëse ne regjistrojmë dy apo tre herë raste në ditë në raport me pikun e prillit, ne do të kemi pesë herë më shumë të vdekur”, nënvizoi ai duke këmbëngulur në rëndësinë e masave të reja që do të merren në mbarë Europën për të ndaluar transmetimin e virusit.

“Këto janë përgjigjet e duhura dhe të domosdoshme për ato që na tregojnë të dhënat: transmetimi dhe burimet e kontaminimit ndodhin në shtëpitë dhe vendet e mbyllura publike dhe te njerëzit që nuk respektojnë masat e vetëmbrojtjes”, theksoi Kluge.

Zona e OBSH-së në Europë, e cila përfshin 53 vende, përfshirë Rusinë, ka më shumë se 7,25 milionë raste zyrtare dhe gati 250 000 vdekje të lidhura me virusin, sipas të dhënave të organizatës.

Ngjarja paraprake

​Goli i Hadergjonajt zgjidhet si më i miri në “Play-Off” në Ligën e Kombeve

Ngjarja e ardhëshme

“Deputeti që duam”, Rama prezanton platformën: Të rinjtë, burra e gra me ide të reja dhe pasion i ftoj të na bashkohen

të fundit nga