OBSH: T’u jepet fund marrëveshjeve dypalëshe me laboratorët për vaksinat

OBSH bëri thirrje sot për solidaritet më të madh në lidhje me vaksinat antiCOVID-19 dhe u kërkoi vendeve të pasura t’u japin fund marrëveshjeve dypalëshe me kompanitë farmaceutike.

“Unë i nxis prodhuesit t’i japin përparësi shpërndarjes së vaksinave përmes mekanizmit COVAX, i vënë në punë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe partnerët e saj”, tha kreu i agjencisë së KB, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë shtypi.

“Gjithashtu, i nxis vendet dhe prodhuesit të ndalojnë lidhjen e marrëveshjeve dypalëshe në dëm të COVAX”, këmbënguli ai, raporton ATSh.

Kreu i OBSH-së ka kërkuar nga vendet, që kanë porositur më shumë vaksina sesa është e nevojshme, që t’ia japin atomenjëherë COVAX-it, që është gati t’i shpërndajë ato në mënyrë të barabartë nga sot, edhe për vendet e varfra që nuk kanë mundësi t’i sigurojnë.

Ngjarja paraprake

Minuta e katërt dhe gol në takimin Aston Villa – Liverpool

Ngjarja e ardhëshme

Mjerim në çadër, familja Gjyli kalon dimrin e dytë pa mbrojtje nga shiu

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian