OBSH paralajmëron: Me ardhjen e dimrit, situata me COVID-19 mund të përkeqësohet më shumë

Organizata
Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se muajt e ardhshëm do të jenë të vështirë
pasi numri i të infektuarve me koronavirus po rritet ndjeshëm, kryesisht në Evropë
dhe Amerikën e Veriut.

Drejtori i Përgjithshëm i organizatës, Tedros
Ghebreyesus tha se me uljen e temperaturave dhe ardhjen e dimrit, situata mund
të përkeqësohet edhe më shumë, kjo për shkak edhe të mungesës së kapaciteteve
në spitale, transmeton Gazeta Sinjali.

OBSH kërkon nga qeveritë më shumë aksion për
të ndërprerë zinxhirin e transmetimit, përmes masave kufizuese që mund të
shpëtojnë jetë, investigim të rasteve të infeksionit, të karantinojnë të
prekurit dhe kontaktet e tyre më të ngushta, të sigurojnë cilësi më të lartë të
kujdesit shëndetësor e të mbështesë stafin mjekësor.

Ndërsa, Mike Ryan, kreu i OBSH për Evropën kërkoi masa më të ashpra në kontinent, duke iu kujtuar evropianëve se nëse vazhdojnë me këto shifra, do të rikthehen në izolim të plotë dhe kjo nuk do t’i shërbejë askujt. /Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Indi, 587 të vdekur nga COVID-19 në 24 orë

Ngjarja e ardhëshme

Ushtria e SHBA-së tregon ‘muskujt’, fotografohen 8 ‘bishat’ bombarduese B-52

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian