OBSH në Shqipëri u bën thirrje të gjithëve: Mos e teproni me përdorimin e këtij produkti

Organizata Botërore në Shqipëri u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes me përdorimin e tepruar të kripës.

Postimi i OBSH në Shqipëri:

Përdorimi me tepri i kripës mund të rrisë presionin e gjakut, i cili është një faktor kryesor rreziku për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru.

Ju mund ta parandaloni hipertensionin duke pakësuar përdorimin e kripës.

OBSh-ja rekomandon kufizimin e sasisë së kripës që konsumojmë në më pak se 5g në ditë për të rriturit.

Kjo sasi duhet të jetë edhe më e vogël për fëmijët.

Një sasi çuditërisht e madhe e kripës që ne konsumojmë është e fshehur në ushqimet që blejmë.

 

Kjo përfshin:

– bukën

– drithërat dhe produktet e bukës

– mishin e përpunuar

– djathin

Industria ushqimore duhet të fillojë të zvogëlojë sasinë e kripës së shtuar në ushqimin tonë.

Ngjarja paraprake

Presidenti Trump kritikon ashpër Dr. Faucin

Ngjarja e ardhëshme

Sot protestojnë punëtorët teknikë

AlbanianEnglishMacedonian