OBSH miraton për përdorim urgjent vaksinën antiCOVID të “Pfizer” dhe “BioNTech”

OBSH-ja e ka miratuar për përdorim urgjent vaksinën e kompanive farmaceutike “Pfizer” dhe “BioNTech”, një vit pas përhapjes së pandemisë COVID-19.

“Ky është një hap shumë pozitiv drejt sigurimit të qasjes globale në vaksinat kundër Covid-19”, tha Dr. Mariangela Simao, asistente e drejtorit të përgjithshëm për qasjen në ilaçe.

“Por dua ta theksoj nevojën për një përpjekje edhe më të madhe globale për të arritur doza të mjaftueshme të vaksinës për t’i përmbushur nevojat e grupeve me prioritet gjithkund”.

Ndërsa më 2 dhjetor, Britania e Madhe u bë shteti i parë perëndimor që e miratoi për përdorim urgjent një vaksinë kundër koronavirusit, duke ia dhënë dritën e gjelbër pikërisht vaksinës së miratuar tash nga OBSh-ja.

Rreth 50 shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian, kanë dhënë leje për përdorimin urgjent të kësaj vaksine.

Vendimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për miratimin e përdorimit të vaksinës së Pfizer-it ua hap dyert shteteve për miratim më të shpejtë nga rregullatorët dhe për shpërndarjen e vaksinës nëpër spitale.

/Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

MPJ e Bullgarisë: Autoritetet në Shkup t’i japin fund gjuhës së urrejtjes kundër bullgarëve që jetojnë në Maqedoni

Ngjarja e ardhëshme

Ja kush është më i vlefshmi te kombëtarja e Shqipërisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian