OBSH-ja raporton rekord rastesh ditore me COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar për rritje rekorde të numrit të rasteve të reja ditore me koronavirus në botë.

Gjatë 24 orëve të fundit bilanci i përgjithshëm i të prekurve nga COVID-19 ka arritur në 338 mijë e 779 raste.

Ngritja më e lartë është raportuar në Evropë, me gjithsej 96 mijë e 996 të infektuar. Rekordi i mëhershëm ishte shënuar më 2 tetor, kur ishin mbi 330 të infektuar. Në Evropë numrin më të madh të rasteve e kanë shënuar Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Belgjika. Ndërkaq jashtë Evropës numër rekord të të infektuarish kanë raportuar India, Brazili dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

/GazetaSinjali/

Ngjarja paraprake

Enca poston foton me bikini dhe ‘ngacmon’ reperin: Për ty jam e keqe

Ngjarja e ardhëshme

Spiropali bën deklaratën e papritur: Meta ishte i dehur, më erdhi keq për gjendjen e tij

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian