OBSH: Ekzistojnë dëshmi që një pacient i shëruar të infektohet sërish me COVID-19

Sekretari
i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), Tedros Adhanom
Ghebreyesus ka konfirmuar se janë shënuar raste të pacientëve që janë infektuar
dy herë me koronavirus.

Ai në një
konferencë për media është përgjigjur se nëse ekzistojnë dëshmi që një pacient
i shëruar mund të infektohet sërish nga COVID-19, transmeton Gazeta Sinjali.

“Kanë ekzistuar
disa shembuj ku njerëzit e infektuar me COVID-19, janë infektuar për herë të
dytë”, u shpreh ai.

“Shumica e njerëzve që janë të infektuar me virusin zhvillojnë një përgjigje imune brenda javëve të para, por ne nuk e dimë se sa e fortë ose e qëndrueshme është ajo përgjigje imune, ose si ndryshon për njerëz të ndryshëm”, përfundoi Ghebreyesus. /Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Situata me COVID 19 në Kosovë: 648 të vdekur, 1 mijë e 231 raste aktive

Ngjarja e ardhëshme

Qeveria sot vendos për masat e reja anti-Covid

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian