OBSH bën bilancin “e errët”: Mbi 564 mijë raste të reja të koronavirusit brenda një dite në botë

Më shumë se 564 mijë raste të konfirmuara të coronavirusit u regjistruan brenda 24 orëve dhe numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë ka tejkaluar 61.87 milionë, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Deri më 29 nëntor, në të gjithë botën janë raportuar 61,869,330 raste të coronavirusit dhe 1,448,896 vdekje të lidhura me COVID-19.

Numri i rasteve të konfirmuara u rrit me 564,813 në 24 orët e fundit dhe numri i vdekjeve u rrit me 8,985.

Numri më i lartë ditor i rasteve të coronavirusit (667,164) u regjistrua më 14 nëntor dhe numri më i lartë ditor i vdekjeve 12,432 u regjistrua më 17 prill.

Amerika Veriore dhe Jugore përbëjnë më shumë se 45 për qind të rasteve të reja të sotme (258,302 raste). Ajo ndiqet nga Evropa (210,063 raste) dhe Azia Juglindore (50,531 raste).

Ngjarja paraprake

13,625 raste aktive dhe 1,005 të vdekur nga coronavirusi, sot pritet të merren masa të reja

Ngjarja e ardhëshme

Këto tipa femrash kurrë nuk i thonë “jo” se*sit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian