Objektivi i PSG-së

Te PSG janë të shqetësuar për të ardhmen e “yjeve” Mbappe dhe Neymar. Parizienët janë përpjekur për një kohë të gjatë, më shumë se një vit, për t’ia mbushur mendjen brazilianit të nënshkruajë një kontratë të re, por, për momentin, nuk ka një marrëveshje.

Me dëshirën gjithnjë të pranishme të lojtarit për t’u kthyer te Barcelona, në Paris po bëjnë ç’është e mundur që ai të qëndrojë. “L’Equipe” shkruan këtë të enjte se kampionët në fuqi të Francës i kanë vënë qëllim vetes që marrëveshja e re me “Ney”-n të zyrtarizohet para përplasjes së parë me Manchester City-n, në gjysmëfinale të Championsit, më 27 ose 28 prill.

ky është kufiri që është vendosur për të arritur objektivin në zyrat e klubit francez, ku Nasser Al Khelaïfi po punon shumë për të afruar palët.

Një element tjetër, që zbulon “L’Equipe”, është se marrëveshja, që aktualisht është në tryezë, në pritje për t’u firmosur, e lidh Neymarin dhe PSG deri në vitin 2027, kur sulmuesi të jetë 35 vjeç. Kjo është një rrethanë e pazakontë pasi në këto raste, për shkak të moshës dhe profilit të klubit dhe lojtarit, nuk nëshkruhen marrëveshje më afatshkurtra.

Ndoshta kjo ka të bëjë me strategjinë e PSG-së për të bindur Neymarin, i cili në këtë kohë pandemie vështirë se do të gjente një klub tjetër që do t’i plotësonte kërkesat e larta ekonomike.

Ngjarja paraprake

Prishtinë: Qytetarët presin të testohen, pa respektuar as masat elementare antiCOVID

Ngjarja e ardhëshme

Lukaku: Ia kemi dalë të hedhim një hap përpara

të fundit nga

Bora mbulon Bergamon

Bora mbulon Bergamon, shtyhet fillimi i ndeshjes Atalanta-Villareali. Grupi F është në

AlbanianEnglishMacedonian