Obiliqi do të bëhet me shesh

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, bashkë me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Tahiri, si dhe familjarë kanë vënë gurthemelin për ndërtimin sheshit “Adem Preniqi”, i cili do të realizohet në hapësirën e ish-objekteve të vetmisë në qytetin e Obiliqit.

Me këtë rast, kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi thotë se realizimi i këtij projekti do të bëhet për 9 muaj, ndërsa shton se vlera e tij është afër 1 milion euro.

Gashi: 989 mijë euro do të kushtoj ky projekt

“Vendosëm gurëthemelin e një sheshi, një të ardhme ku edhe moshat e vjetër, edhe moshat e mesme por edhe moshat e reja do ta gjejnë veten. Është projekt që do të investohet në hapësire 1 hektar e 14 ari, vlera totale e projektit është 989 mijë euro. Realizimi i projektit do të jetë për 9 muaj, dhe shpresojmë që të jetë kështu, nëse nuk ka ndonjë problem gjatë ekzekutimit të punimeve për shkak të pandemisë”, ka thënë Gashi.

Ndërsa, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë ky park do ta mbajë emrin e një atdhedashësi të kësaj komune.

Tahiri për kushtet që ka është duke bërë transformim unik, dhe kjo fal angazhimeve që është duke bërë kryetari i kësaj komunë për transformimin e këtij qyteti.

Tahiri: Ky qytet është duke bërë transformim unik

“Ky është një park, një shesh i cili do të mbanë emrin e një veprimtari dhe një qytetari të ndershëm, punëtor dhe atdhedashës të kësaj komune. Është një projekt kapital i cili është pjesë e angazhimeve që kryetari e ka me e transformua qytetin e “Kastriotit”… Ky qytet është duke e bërë një transformim unik, jo vetëm në Kosovë, mirëpo edhe me gjerë, në veçanti me kushtet që i ka”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka vlerësuar punën e kryetarit Xhafer Gashi, ndërsa thotë se emri i tij do të jetë i gravuar me punët e tij të cilat po i bëjnë nderë këtij qyteti dhe qytetarëve të tij.

Ai thotë se investimet kapitale që i bënë qeveria në këtë kohë pandemie janë të rëndësishme për shkak se qarkullojnë të hyrat, por edhe punësohen njerëzit, por edhe lejohet jeta normale në këtë kohë të jashtëzakonshme. 

Image
Image
Image
Image

 

Ngjarja paraprake

Pensionohet Javier Mascherano

Ngjarja e ardhëshme

Bekteshi: Janë përdorur 43,000 nga 110,000 vauçerë për turizëm, në shtator është shënuar rritje prej 33.7% të turistëve vendas

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian