Obama: Zgjedhjet presidenciale treguan përçarjen e thellë të SHBA-së

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të
Amerikës, Barack Obama përmes një prononcimi për media ka thënë se rezultati i
zgjedhjeve presidenciale tregoi se SHBA mbetet një vend shumë i përçarë,
transmeton Gazeta Sinjali.

Të dy kandidatët, republikani
Donald Trump dhe demokrati Joe Biden morën më shumë se 70 milionë vota.

Ndërsa, në një
intervistë për CBS News, Obama theksoi shqetësimin e tij për këtë ndasi mes
qytetarëve.

Ish-presidenti u
shpreh se është shumë e vështirë që demokracia të funksionojë nëse njerëzit
veprojnë në drejtime krejtësisht të ndryshme.

Gjithashtu, ai kritikoi
Trump për mospranimin e rezultatit të zgjedhjeve duke thënë se dëmton
demokracinë.

Ndër të tjera, Obama
bëri me dije se nuk do të jetë pjesë e administratës së ardhshme presidenciale.

Intervista vjen përpara publikimit të volumit të parë të biografisë së Obamës të quajtur “Toka e Premtuar”, libër ky i cili do të publikohet më 17 nëntor. /Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

SHBA, nesër në rafte libri me kujtimet e ish-presidentit Obama

Ngjarja e ardhëshme

E rimëkëmbi Muftininë e Gostivarit, do ta rimëkëmbë edhe Bashkësinë Fetare Islame

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian