o mashtrues noka sfidon klosin pas deklarates se tij socialisti i tregon mesazhin me thone qe ti je kot 6792c9e4a0f83

“O mashtrues”, Noka ‘sfidon’ Klosin pas deklaratës së tij, socialisti i tregon mesazhin: Më thonë që ti je kot

January 24, 2025
1 minut lexim

Të ftuar në emisionin “Top Story”, diskutimet u ndalën edhe te vota e diasporës.

Gjatë diskutimit, Blendi Klosi i kërkoi Flamur Nokës që të shpjegonte se si do të funksiononte vota e diasporës.

Ai i tha që Noka nuk po e linte të shprehej, teksa kishte marrë mesazhe dhe shqiptarë që jetojnë jashtë dhe që e ndiqnin, e dëshironin që të ishin më të qartë sesi të votojnë në 11 maj.

Noka nga ana tjetër, e vuri në dyshim deklaratën e Klosit, duke i kërkuar që të nxirrte telefonin dhe të tregonte mesazhet, gjë që ky i fundit e bëri.

Klosi: Po marrë mesazhe nga Diaspora dhe duan të dëgjojnë.

Noka: Kur të erdhi mesazhi? Na e trego mesazhin, se ju edhe këtu gënjeni.

Klosi: Ja ku e ke (tregon foton).

Noka: Çfarë të thotë mesazhi?

Klosi: Thotë që Noka ia fut kot.

Noka: Tregoje mesazhin, se ju jeni mashtruesa.

Klosi: Ja ku e ke mesazhin (tregon telefonin). ‘Klosi po ju ndjekim, jeni më të mirët. Noka ia fut kot’.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

rusia me syte ne ballkan zakharova flet per skenare lufte 6792c4f8bffcf
Story i mëparshëm

Rusia me sytë në Ballkan/ Zakharova flet për skenare lufte

pse djemte e ish presidentit rugova nuk kandiduan ne ldk pergjigjet gashi 6792d3491827b
Story i radhës

Pse djemtë e ish-presidentit Rugova nuk kandiduan në LDK? – Përgjigjet Gashi

Të fundit nga

ShkoLartë