o krejt cka te don serbia jepja vec le ta pranojne pozhari godet rende haxhiun dhe zbulon 3 kerkesat e vuciqit 67139abb7ab9c

“O krejt çka të don Serbia jepja, veç le ta pranojnë …”, Pozhari “godet” rëndë Haxhiun dhe zbulon 3 kërkesat e Vuçiqit

October 19, 2024
1 minut lexim

Analisti Xhevdet Pozhari, i ka reaguar gazetarit Baton Haxhiu, për një deklaratë të tij të fundit, lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Pozhari ka thënë se mentaliteti si i Haxhiut, e ka lënë prapa Kosovën me dekada, përcjell Bota sot.

“”O krejt çka të don Serbia jepja, krejt çka të dojnë, tavolinë suedeze. Veç le ta pranojnë pavarësinë”, paska thënë Baton Haxhiu.

I njëjti që kërkonte dikur amnisti të krimeve të luftës.

Ky mentalitet i robit na ka lënë prapa me dekada. Thu ti se ne i kemi zaptu tokat e tyre, ne i kemi vra e djegë, ne kemi përdh*nu, e jo Serbia!

Kjo mendësi shpjegon shumë sepse sipas saj, Serbia ka të drejtë t’i bëjë të gjitha, e ne prapë të jemi ata që i kemi borxh asaj!

Tmerr çfarë kontaminimi i opinionit”, ka shkruar Xhevdet Pozhari në Facebook.

Në një postim tjetër, ai ka analizuar tri kërkesat e tanishme të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Ai edhe këtu ka kritikuar ashpër gazetarin Haxhiu.

​“Për momentin, Vuçiqi po e kërkon:

– Kthimin e gjendjes në veri siç ishte më parë, para Qeverisë Kurti;

– Lirimin e menjëhershëm të terr*ristëve të Banjskës dhe

– Themelimin e Asociacionit.

Dikur e kërkonte shkëmbimin territorial përmes Hashim Thaçit.

Ballkanin e Hapur përmes Edi Ramës.

Pra, krejt këto kërkesa e kishin burimin në Serbi. Dhe, këtu ka zëra që dalin dhe e përkrahin paturpësisht. E shndërrojnë Kosovën në “tavolinë suedeze”. Merr ç’të duash!

Janë të njëjtit që konsiderojnë Albin Kurtin si problemin kryesor pse nuk i bindet kërkesave të Serbisë. Madje, kur nuk ia arrijnë qëllimin, tentojnë ta shpallin edhe si njeri në shërbim të Serbisë për ta kamofluar atë që e shohim të gjithë – me ose pa vetëdije janë ata që kanë qenë vazhdimisht në agjendën e armiqve, e jo Kurti”, ka shkruar Pozhari./Botasot

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

arrestohet 62 vjecari dyshohet se theu xhamin e dritares se te moshuares per ta dhunuar 671399532c448
Story i mëparshëm

Arrestohet 62-vjeçari, dyshohet se theu xhamin e dritares së të moshuarës për ta dhunuar

plas skandali ne bbvk banores i ndodh e papritura para kamerave i ngrihet fustani dhe 67139be7a82f0
Story i radhës

Plas ‘skandali’ në BBVK/ Banores i ndodh e ‘papritura’ para kamerave, i ngrihet fustani dhe …

Të fundit nga

Dramë, festë dhe dëshpërim në Korçë!

Korça ishte përgatitur sot për festë, por ka përjetuar një dramë, pasi është mundur në shtëpi nga Bylisi dhe ky rezultat ka shënuar rënien nga kategoria të skuadrës së drejtuar nga Ernest
ShkoLartë