NYT: Trump nuk ka paguar asnjë tatim për 10 vite

Gazeta New York Times, shkroi se presidenti amerikan Donald Trump nuk ka paguar asnjë tatim për 10 vite, ndërsa mes viteve 2016 dhe 2017 vetëm nga 750 dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazeta e cila arriti deri tek regjistrat e tatimeve të diskutueshme të Trump, pretendoi se presidenti amerikan ka një borxh prej miliona dollarësh që duhet ta paguajë dhe se pronat e tij janë në humbje.

Në lajm pretendohet se për shkak se humbja tek kompanitë e Trump është më e lartë se fitimi 10 vite nuk është paguar tatim, ndërsa në vitet 2016 dhe 2017 është paguar vetëm nga 750 dollarë.

Ndërkohë, Trump duke përgënjeshtruar lajmin e New York Times, vlerësoi se “Lajm është plotësisht i rremë”. Ai nuk u përgjigj se sa tatim ka paguar, duke shtuar se do të bëjë të ditur atë pasi të përfundojë inspektimi.

Trump në kundërshtim me ish-presidentët amerikanë dhe thirrjeve të demokratëve nuk zbulon deklaratat tatimore.



. .

Ngjarja paraprake

Si e rehabilituan Rama dhe Thaçi Serbinë dhe presidentin e saj, Aleksandër Vuçiç?

Ngjarja e ardhëshme

KSI: Të hiqen PCR testet për shtetasit nga vendet e rajonit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian