“Nxënësit francezë më të dobët në matematikë në BE”

Trendët në Studimin Ndërkombëtar të Matematikës dhe Shkencës (TIMSS) 2019 ka vërtetuar se nxënësit në Francë janë në nivelin më të ulët në mesin e vendeve të Bashkimit Evropian, transmeton Anadolu Agency (AA).

Hulumtimi i zhvilluar në 58 shtete tregoi se rezultati mesatar i matematikës për nxënësit francezë të klasave të 4-ta të shkollës fillore është më i ulët se i moshatarëve të tyre në të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe një nga më të ulëtat në mesin e vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Nxënësit francezë të klasave të 4-ta të shkollës fillore kanë marrë 485 pikë në fushën e matematikës dhe 488 në fushën e lëndëve shkencore, pikë këto të cilat janë nën nivelin e 500 pikëve të cilat pranohen si masë suksesi në praktikat e TIMMS.

Ndërsa nxënësit e klasave të 8-ta të shkollës fillore kanë mundur të marrin 483 pikë në fushën e matematikës dhe 489 në lëndët shkencore.

Rezultatet e hulumtimit treguan se Franca ka rënë 47 pikë në krahasim me 25 vite më parë në TIMMS i cili zhvillohet që nga viti 1995 e deri tani.

TIMMS 2019, përfshin 58 shtete në nivelin e klasave të 4-ta dhe 39 shtete në nivelin e klasave të 8-ta.



. .

Ngjarja paraprake

“Jemi në mes të një lufte”, Rakacolli rrëzon akuzat: Asnjë vdekje nuk është fshehur

Ngjarja e ardhëshme

5 gjëra që nuk duhet t'i bëni kurrë pas ngrënies!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian