Nxënësit e shkollave të mesme në Tetovë e bojkotuan mësimin në distancë, duan të shkojnë në shkollë

Tetovë, 1 tetor 2020 (MIA) – Një pjesë e nxënësve të shkollave të mesme nga disa shkolla të mesme të cilët e ndjekin mësimin në gjuhën shqipe u mblodhën para gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë rreth orës 13:30 dhe me atë e bojkotuan mësimin në distancë. Ata  mendojnë se duhet të shkojnë në shkollë dhe thanë se  nuk do të marrin pjesë në mësim përmes internetit  edhe në ditët në vijim.

“Ne jemi nga gjimnazi,  nuk jemi kundër askujt, por duam të shkojmë në shkollë. Ne asnjëherë nuk jemi shprehur se duam ta ndjekim mësimin onlajn. Vetëm duam të jemi në shkollë, siç i kanë të gjithë të drejtat e arsimit. Nëse ka pas 200-300 njerëzve të cilët presin  para bankave dhe brenda, ne jemi vetëm 100 në gjeneratë të cilët mund  të qëndrojmë në mësim. Nëse  duhet mësim onlajn duhet të blejmë kompjuterë dhe celularë, gjëra që janë të nevojshme, ndërsa shteti nuk i jep”, deklaroi Enes Asani, nxënës i vitit të tretë në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq”.

Në fshatin Leshnica e Poshtme, komuna e Zhelinës prindërit e nxënësve  nga klasa e parë deri në të tretë, sërish nuk i lëshuan fëmijët në mësim për shkak të kushteve joadekuate. Ata kërkojnë  rindërtim të objektit rajonal në suaza të  shkollës qendrore “Luigj Gurakuqi”.

Në të gjithë komunën e Tetovës, sipas të dhënave  të sektorit për veprimtari publike në shkollë filluan të shkojnë 3.400 nxënës nga klasa e parë deri në të tretën. Komuna e Tetovës numëron 9.850 nxënës të shkollave fillore dhe 6.300 të shkollave të mesme. as/sa/

Ngjarja paraprake

Manchester United është vënë nën presion?

Ngjarja e ardhëshme

Hyrja në Slloveni për shtetasit e Maqedonisë së Veriut me test negativ PCR jo më të vjetër se 48 orë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian