Nvidia përditëson driverat pas problemeve me lojërat në Windows 11

Nvidia lëshoi ditën e Marte një përditësim shumë të rëndësishëm për përdoruesit e Windows 11 të cilët kanë instaluar përditësimin e fundit të 2022.

Driveri i ri Game Ready 517.48 adreson një problem me GeForce Experience që shkaktonte humbje të frekuencave për sekondë (fps) me përditësimin Windows 11 2022.

Shumë përdorues të Nvidia raportuan problemet javën e kaluar dhe Nvidia menjëherë dërgoi një përditësim në kanalin beta përpara se ta bënte të disponueshëm për të gjithë.

Përveç rregullimit të problemit, driveri i ri përfshin Deep Learning Super Sampling (DLSS) për Microsoft Flight Simulator.

Driveri gjithashtu është optimizuar për Overwatch 2 i cili vjen si titull falas për tu luajtur më 4 Tetor. Teknologjia e reduktimit të vonesave Reflex gjithashtu do të mbështetet për Overwatch 2.

Katër ekrane më shumë G-Sync mbështeten përfshirë monitorët Sony Inzone.

Ju mund të shkarkoni driverin më të fundit 517.48 për Windows 10 dhe Windows 11 duke shkuar në faqen e shkarkimit të Nvidia. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Xhaferi: Boshnjakët janë pjesë e pandashme e shtetit tonë të përbashkët

Story i radhës

Vizat në top agjendën e BE-së, kryediplomati çek këtë javë në Kosovë

Të fundit nga