Superliga e Kosovës në futboll nuk humbet kohë. Në fundjavë na presin ndeshjet e zjarrta të javës së pestë.
Tashmë janë deleguar edhe gjyqtarët për ndeshjet e xhiros së pestë.
Në ndeshjen Feronikeli – Drita, ‘bilbili’ kryesor i është besuar gjyqtarit Genc Nuza me asistentët Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa dhe gjyqtar i katërt Erdall Zasella.

Orari i ndeshjeve
Kurse në sfidën tjetër interesante mes Prishtinës dhe Llapit, gjyqtar kryesor do të jetë Mervan Bejtullahu me asistentët Besnik Morina, Safet Berisha dhe gjyqtar i katërt Gramos Shala.