Nusja e Kosovës shënon fitore në Kupën e Botës

Gruaja e ish futbollistit të mirënjohur, Valon Behrami, Lara Gut  Behrami, ka shënuar fitore të madhe në Kupën e Botës.

Gut Behrami ka triumfuar në disiplinën e sllallomit të madh, që u mbajt në Killington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo është nusja e Kosovës, ka shënuar fitoren e parë në edicionin e ri. 

“Lara Gut me fitoren e saj të parë në sllallomin e madh pas gjashtë vitesh”, shkruan mediumi slloven “tvslo.si”.

“Gut-Behrami feston fitoren e 35-të të Kupës së Botë”, shkruan mediumi zviceran “Blick”.

Skiatorja amerikane, Shiffrin, kryeson në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, me 220 pikë, pasojnë Vlhova (170), Hector (141) etj.

Renditja

1. Lara Gut-Behrami (Zvicra) 1:44,08
2. Marta Bassino (Italia) +0,07
3. Sara Hector (Suedia) +0,20
4. Petra Vlhova (Sllovakia)    +0,46
5. Katharina Liensberger (Austria) +0,55
6. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia)    +0,61
7. Tessa Worley (Franca)    +0,84
8. Maryna Gasienica-D.  (Polonia)    +0,90
9. Federica Brignone (Italia)    +0,95
10. Louise Stjernesund (Norvegjia)+    1,14
 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

SHBA: Shitje rekord në internet, pavarësisht inflacionit të lartë

Story i radhës

Çdo 3 ditë, 1 viktimë në aksidente/ Shqipëria me bilancin më të keq të fataliteteve, 45% më shumë se BE

Të fundit nga