Nuredini: Gjykatat gjithashtu duhet të japin kontributin e tyre në ruajtjen e mjedisit jetësor

Ministri Naser Nuredini sot me një fjalim hyrës së bashku me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjyqtaren Kacarska dhe ambasadoren e Britanisë Rachel Galloway, morën pjesë në hapjen e konferencës rajonale: Gjykatat Kushtetuese – ruajtësit e mjedisit jetësor. Në diskutimin e moderuar nga akademiku Kambovski, profesorë dhe gjyqtarë nga rajoni rishqyrtuan mundësitë për rritjen e rolit të Gjykatës Kushtetuese në mbrojtjen e të drejtave të mjedisit jetësor.

“Ne si shtet e kemi njohur në Kushtetutë të drejtën për mjedis jetësor të shëndetshëm, kemi vendosur elementet bazë të legjislacionit të posaçëm për mbrojtjen e mjedisit jetësor, të cilin si Ministri po e përmirësojmë vazhdimisht. Sidomos në periudhën e fundit, kur po punojmë në mënyrë intenzive në harmonizimin e të drejtës sonë me standardet e BE-së. Ne si ministri kemi propozuar një sërë zgjidhjesh ligjore, kemi rritur gjobal për kundërvajtjet lidhur me mjedisin jetësor, aktualisht në Kuvend, me propozimin tonë është duke u diskutuar për Ligjin për Mbikëqyrje Inspektuese në mjedisin jetësor me qëllim zbatimin më të mirë të kësaj norme. Megjithatë, jemi të vetëdijshëm se po përballemi me degradim serioz të mjedisit jetësor dhe rrallëherë dikush mban përgjegjësi për këtë. Është e nevojshme që të gjithë akterët, përfshirë edhe gjykatat, të marrin pjesë me kontrubutin e tyre nëse duam ta ruajmë mjedisin jetësor” – tha ministri Nuredini.

Konferenca u organizua nga Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut, Akademia maqedonase e Shkencave dhe Arteve dhe Qendra për Hulumtime dhe Analiza Juridike, me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Shkup.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zonja Bahrije, ka marr fund koha kur punësoheshin njerëzit me të njohshëm!

Story i radhës

Shaqiri: Përgatitëm pako edukative për promovimin e vlerave të filmit “Toka e Mjaltit” ndërmjet nxënësve

Të fundit nga