nuredin dumani zgjon spak un verifikohet kartela e bashkepunetorit te drejtesise cfare shkruhej ne raportin qe e liroi nga burgu 67883dd31e838

Nuredin Dumani “zgjon” SPAK-un, verifikohet kartela e bashkëpunëtorit të drejtësisë, çfarë shkruhej në raportin që e liroi nga burgu

January 16, 2025
1 minut lexim

Rrëfimi i të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit për lirimin e parakohshëm nga burgu është nën verifikim nga SPAK.

Një burim nga grupi i hetimit tha për Tch se kartela e tij është tërhequr prej burgjeve dhe aty tregohet se Nuredin Dumani la qelinë si një i shpallur fajtor, dënuar me tre vjet me kusht, pasi një grup mjekësh ligjore shkruan për të që kishte probleme të rënda shëndetësore.

Në seancën ku Dumani u dënua në 2014, gjyqtari tregon se i akuzuari mungon pasi ishte i shtruar në qendrën spitalore në sallën e reanimacionit për shkak të problemeve kardiake.

Ky detaj i fiksuar në shkresa u përmend nga bashkëpunëtori i drejtësisë një ditë më parë ku dinamikën se si një grup njerëzish në burgje dhe në mjekësinë ligjore bashkëvepruan dhe për këtë u paguan 40 mijë euro përmes avokatit të tij Alban Bengasi, së paku kështu pretendon i penduari.

Duke konstatuar fiktivisht se i burgosuri kishte vetëm tre muaj jetë, ata i dhanë “pasaportën e lirisë” . Mes personave që e ndihmuan, Nuredin Dumani veçoi një mjek, i cili sipas të penduarit ishte dhëndri i vëllait të ish ministrit të drejtësisë së kohës Nasip Naco. Ky i fundit reagoi menjëherë duke ftuar organet e drejtësisë të kryejnë një hetim të thelluar për rastin

Në vendimin e zbardhur thuhet se Nuredin Dumani, 38 vjeç, nën akuzë për heqje të paligjshme të lirisë qëndroi në paraburgim vetëm gjashtë muaj për llogari të hetimeve ku ishte nën akuzë edhe i vëllai Dashnor Dumani dhe shtetasja Klajda Baho.

Në datën 7 maj 2014 , një akt ekspertizë e mjekëve ligjore tregonte se Dumani ishte në gjendje të pa stabilizuar për tu mbajtur në paraburgim dhe se vuante nga insuficienca kardiake. Nuredin Dumani ishte arrestuar për rrëmbimin e Bledar Ketës , i cili u morr me forcë dhe u dërgua në Shijak përpara një noteri ku dhe firmosi kontratën për shitjen e një makine.

Të enjten Nuredin Dumani do të vijojë sërish me rrëfimin e tij, për llogari të procesit ku akuzohen veç tij edhe 14 të tjerë./Tch

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kacarska e vetme kunder gjyqtareve te tjere kushtetues i respektoj por mendoj se e kane gabim per taksen e solidaritetit 678838e63cfd8
Story i mëparshëm

Kacarska e vetme kundër gjyqtarëve të tjerë kushtetues: I respektoj, por mendoj se e kanë gabim për taksën e solidaritetit!

lirohet nol nushi jep detaje pas ndalimit ne kufirin kosove maqedoni 678847308ea39
Story i radhës

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë – Maqedoni

Të fundit nga

Adelina Tahiri joshëse në të kuqe

Adelina Tahiri është një nga artistet që shumë herë komentohet për stilin e saj unik e luksozë. Adelina, së fundmi befasoi të gjithë me fustanin e kuq. Ajo që morri gjithë vëmendjen
ShkoLartë