“Numri i të infektuarve me COVID-19 në Greqi nuk është i saktë”

Numri i personave të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) në Greqi “nuk pasqyron të vërtetën”, pohojnë mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat greke theksojnë se të dhënat aktuale për numrin e të infektuarve nuk janë të sakta meqë Agjencia Shtetërore e Shëndetit Publik (EODY) përdor dy metoda të ndryshme për llogaritjen e numrit të rasteve me COVID-19.

Në lajme është deklaruar se numri i personave të infektuar të cilët u përcollën në komisionin e ekspertëve të Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë nuk është i njëjtë për shkak të përdorimit të dy metodave të ndryshme që monitoruan numrin ditor të rasteve në spitalet publike dhe private.

EODY, nga ana tjetër, tha se pretendime të tilla janë “trillime” të plota, duke shtuar se “lajme të tilla në vend ngrenë dyshime në një kohë kur të gjithë kanë nevojë për unitetin kombëtar”.

Prokuroria e Athinës ka nisur një hetim kundër Agjencisë Shtetërore të Shëndetit Publik për të hetuar pretendimet.



. .

Ngjarja paraprake

Brataj: Spitalet rajonalë hapen pasi të ezaurohet COVID 4! Vetëm izolimi i plotë mbyll shkollat

Ngjarja e ardhëshme

Protestojnë kundër Bullgarisë, ofendojnë shqiptarët dhe Shqipërinë (VIDEO)

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian