Numri dhe gjendja e pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në spitalet e Kosovës

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se gjithsej 164 pacientë janë duke u trajtuar për COVID-19 në QKUK dhe në spitalet rajonale të Kosovës, prej tyre 79 janë të konfirmuar se janë pozitivë me COVID-19.

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se 99 pacientë janë me oksigjenoterapi, prej tyre 2 në respiratorë dhe 13 me CPAP maskë.

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 49 pacientë, prej tyre 28 me oksigjenoterapi dhe 2 me CPAP maskë.

Në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar gjithsej 61 pacientë për COVID-19. Më së shumti po trajtohen në Spitalin e Pejës, ku gjithsej janë duke u trajtuar 21 pacientë.

Image
Image
Ngjarja paraprake

Berisha para ndeshjes me Maqedoninë: Na pret një ndeshje e madhe

Ngjarja e ardhëshme

Në UT u mbajt Kongresi IV Ndërkombëtar i Materialeve dhe Polimerëve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian