​Numër i vogël i qytetarëve vaksinohen në shesh gjatë vikendit

Në qendrën e vaksinimit në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë po vazhdon vaksinimi anti-COVID, megjithatë këtë vikend është parë një numër i vogël i atyre që shkuan për t’u imunizuar. 

Shumica e atyre që u vaksinuan sot në shesh ishin qytetarë të moshës së shtyrë. 

Januz Dautaj tregon se sa vështirë e ka kaluar COVID-in dhe se është imunizuar me dozën e tretë.

Dautaj:Kam qenë i shtrirë 17-18 ditë në Klinikën Infektive

“Sot është (doza) e tretë, çdogjë ka shkuar në rregull mirë pa kurrfarë problemi. COVID-in e kam pas, kam qenë i shtrirë 17-18 ditë në Klinikën Infektive gati pa vetëdije se kjo krejt kishte të bëj me tru, po ta lëndojke trurin”, ka thënë ai. 

Për dozën përforcuese ka ardhur edhe qytetari Ismet Idrizi.

Idrizi: Kam ardhur për dozën e tretë

“Për të tretën dozë. Edhe të pleqërisë kam marrë, kjo është e katërta. Nuk pas asgjë deri tash, tash të shohim”, u shpreh ai. 

Nga fshati Marec i komunës së Prishtinës ka shprehur interesim për vaksinim edhe Bahtir Metolli.

Metolli:Kam marrë dozën e tretë dhe nuk kemi pas telashe

“Me dozën e tretë. Shumë mirë kemi kaluar. Deri tash nuk kemi pas telashe e tash nuk e di, ta shohim”, tha ai.

Tash një javë është hapur kjo qendër dhe se vaksinimi bëhet çdo dite nga ora 12:00 deri në ora 20:00. Dozën përforcuese në këtë qendër qytetarët mund ta marrin edhe vetëm më letërnjoftim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Përndiqte vazhdimisht të miturën, ndalohet 24-vjeçari në Përmet

Story i radhës

Formacionet zyrtare Southampton-Everton, Broja në sulm për të hyrë në histori

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish