Nuk pritej! Fifi çudit me deklaratën për Adisin: Më fal që nuk jam rujt…

Filloreta Raçi (Fifi) dhe Adis Patushi po jetojnë historinë e tyre të dashurisë para syve të publikur, me të cilët ndajnë shumë gjëra, nga shakatë deri te dedikimet romantike.

Kështu ka ndodhur kohët e fundit, ku këngëtarja duket më e dashuruar se kurrë me Adisin. Fifi ka bërë edhe një dedikim romantik në rrjetet sociale për të dashurin e saj.

“Përtej dashnisë ! S’jemi te parët ne jetët tona, po një gjë e di – ty do të ët dedikoj veten. M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty, po një gjë e di – për ty do jetoj . Të gjeta çmenduria ime , dashnia që e kërkova për vite me rradhë . Të dua”- shkruan Fifi në një postim në Instagram.

Që në fillim të lidhjes çifti nuk është kujdesur t’i fshihet syve kureshtarë, duke shfaqur haptazi dashurinë e tyre. Adisi e shoqëron Fifin edhe në koncertet e saj, ku mbrëmjen e djeshme, gjatë performancës së saj Fifi është kthyer nga Adisi i cili ndodhej pas shpinës së këngëtares.

Në një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale, Fifi që i puth dorën të dashurit të saj. Pas këtij gjesti, të pranishmit e kanë brohuritur këngëtaren.

Që pas nisjej së romacës së tyre, çifti janë të pandarë nga njëri-tjetri, duke mso i kursyer postimet në rrjetet sociale. Pavarësisgt kritikave dhe mesazheve negative, ata vijojnë të jenë shumë aktivë.

Image

Filloreta Raçi (Fifi) dhe Adis Patushi

Image

Filloreta Raçi (Fifi) dhe Adis Patushi

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Osmani: Miratimi i rezolutës në Parlamentin bullgar do ta bllokojë procesin evropian në periudhë afatgjate

Story i radhës

Një ndryshim për pasiguri dhe krim në shoqërinë tonë

Të fundit nga