nuk lejonte gruan te punonte dhe i kerkonte te rrinte ne shtepi me femijet gjykata denon burrin 67916cff40aa9

Nuk lejonte gruan të punonte dhe i kërkonte të rrinte në shtëpi me fëmijët, gjykata dënon burrin

January 23, 2025
1 minut lexim

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Torino të Italisë, ku një burrë është dënuar nga Gjykata pasi nuk lejonte bashkëshorten e tij që të punonte.

Fillimisht ajo punonte në kompaninë e tij, por e padeklaruar dhe pa një rrogë. Më pas kur ajo gjeti një punë të re në industrinë e turizmit, ai nuk e lejonte atë dhe e telefononte vazhdimisht duke i bërë presion që të tërhiqej dhe të kthehej në shtëpi që të kujdesej për fëmijët e tyre.

Kjo ishte një ndër arsyet që e bënë atë që t’i drejtohej Gjykatës me një padi. Pas shqyrtimit të rastit, autoritetet e drejtësisë e shpallën atë fajtor, duke e dënuar me gjobë.

Sipas mediave italiane, ai u akuzua për kontroll dhe denigrim.

Megjithatë, gjyqtarët nënvizuan që “që sjellja e tij synon të pengonte emancipimin ekonomik të gruas së tij” me supozimin se ishte më mirë që ajo të rrinte në shtëpi me fëmijët e tyre.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

britaniket po hetojne nese dritat led ne automjete jane te rrezikshme per drejtuesit e tjere 67916a6fc43fb
Story i mëparshëm

Britanikët po hetojnë nëse dritat LED në automjete janë të rrezikshme për drejtuesit e tjerë

hyseni takon banoret e shajkocit kjo eshte fryma e fitores fryma e ndryshimit 67916d76a5ef5
Story i radhës

Hyseni takon banorët e Shajkocit: Kjo është fryma e fitores, fryma e ndryshimit!

Të fundit nga

ShkoLartë