“Nuk kishim të dhëna”, Manastirliu: Pse ndërroi qeveria mendje për vaksinat ruse e kineze

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e ftuar në “Log” tregoi ndër të tjera se pse qeveria “ndryshoi mendje” për vaksinat e prodhuara nga Rusia dhe Kina.

Manastirliu bëri të qartë se vendimi për të lejuar negociata me të gjitha kompanitë, vaksinat e të cilave janë certifikuar nga agjenci certifikimi lokale, u mor pas konsultimit me Komitetin Kombëtar të Imunizimit.

Sipas asaj që tha ministrja, deri në dhjetor, ekspertët nuk kanë pasur të dhëna të mjaftueshme për të marrë një vendim të tillë.

Në qoftë se në dhjetor EMA dhe FDA ishin struktura që certefikojnë, nuk ka pasur të dhëna të mjaftueshme për siguri dhe efikasitet. Komiteti Kombëtar i Imunizimit i mori në shqyrtim të gjitha studimet rreth vaksinave, kanë sugjeruar përdorimin e llojeve të ndryshme të vaksinave.”

Pra, kjo nënkupton që me këtë vendim të Komitetit të Imunizimit, u hapet rruga edhe vaksinave të prodhuara nga Kina e Rusia, të cilat po administrohen në disa vende të raonit.

“Komiteti Kombëtar i Imunizimit, e mori vendimin bazuar nga të dhënat e dala, që nuk ishin në dhjetor, kur nisën të përdoreshin në Evropë vaksinat e Kinës dhe Rusisë.”

Ndërsa, e pyetur nëse ka pasur kërcënime për mësuesit që nuk pranuan të vaksinoheshin me dozën e AstraZeneca, Manastirliu tha që është 100 për qind e sigurt që një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Me garanci, 100 për qind, nuk ka pasur asnjë informacion, asnjë lajm. Hera e parë që e dëgjoj. Vaksinimi po ndodh në grup shkollash sipas një liste të caktuar nga drejtoritë arsimore.”

Por a vaksinohen ata qe kanë kaluar tashmë koronavirusin?

Manastiriu shpjegon: “Në të gjitha vendet ku ne vaksinojmë, ka mjekë të familjes, të trajnuar për të plotësuar formularët. Në parim nuk është ndjekur udhëzimi që nëse e ke kaluar, mos e bëj. Përkundrazi. ISHP  në udhëzim, duhet të vaksinohen të gjithë.” 

Ngjarja paraprake

Stili i veqantë i Dua Lipes

Ngjarja e ardhëshme

“Dua të jetoj, jo thjesht të mbijetoj”, Euronews: Kosova dhe problemi i ikjes së trurit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian