“Nuk kemi si të ushqejmë familjen” Naftëtarët e Ballshit në ditën e tretë të grevës së urisë

Naftëtarët e Ballëshit janë futur sot në ditën e tretë të grevës së urisë. Sipas News24, atyre i janë bashkuar edhe punonjësit e Poçemit.
Naftëtarët grevistë shprehen të vendosur se rezistenca e tyre do të vazhdojë derisa t’i jepet një zgjidhje.

“Nuk ka pasur asnjë reagim. Rezistenca jonë do të vazhdojë”, thonë grevistët.

Ndërkohë kërkesa e tyre kryesore është rifillimi i punës, pasi sic thonë ata nuk kanë me çfarë të ushqejnë familjen.
Ata të revoltuar shprehen se janë në mëshirë të fatit dhe do të vazhdojnë protestat deri sa të marrin një zgjidhje përfundimtare.

Ngjarja paraprake

Sllovakia shpall gjendje emergjente pasi shënoi rekord të rasteve ditore të koronavirusit

Ngjarja e ardhëshme

Milevski: Procesi i decentralizimit pritet të përfundojë deri në zgjedhjet lokale

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian