nuk kemi as rruge as energji fermeret e bajameve ne roskovec kerkojne lehtesi 66c0f06938976

“Nuk kemi as rrugë, as energji”/ Fermerët e bajameve në Roskovec kërkojnë lehtësi

August 17, 2024
1 minut lexim

Pas më shumë se 20 vitesh emigrim në Greqi, katër vëllezër vendosën të investojnë në mbjelljen e 40 dynymëve me bajame dhe shege, në vendlindjen e tyre në Kurjan të Roskovecit.

Ndryshe nga një vit më parë, kur arritën të prodhojnë 25 kuintalë bajame të cilat i shitën në tregun vendas me një çmim të kënaqshëm, këtë vit u përballën me vështirësi të shumta.

“Ne kemi hapur një pus me shpenzimet tona për vaditjen e pemëve”, tregon njëri prej vëllezërve. “Por nuk kemi energji elektrike dhe transporti i gjeneratorit është i pamundur në këtë rrugë”, shton ai.

Megjithëse toka ndodhet vetëm 1 km larg nga shtëpia, ata janë të detyruar të përshkojnë një rrugë prej 13 km për t’u shërbyer pemëve.

Prej disa vitesh, ata kanë marrë premtime për hapjen e një rruge bujqësore dhe lidhjen e energjisë elektrike, e cila do të ndihmonte të gjithë fermerët e zonës, por deri tani asgjë nuk është bërë. Të zhgënjyer dhe të lodhur nga premtimet e pushtetit lokal vëllezërit Bilbil, Demir, Agron dhe Durim Gega thonë se do të braktisin pemëtarinë, pavarësisht se aty kanë investuar të gjitha kursimet e tyre të fituara nga puna në emigrim.

MARKETING

RENT A CAR

i nervozuar nga aksidenti shoferi tentoi keputjen me duar te deres ne veturen zastava ne shkup 66c0ee147c225
Story i mëparshëm

I nervozuar nga aksidenti, shoferi tentoi këputjen me duar të derës në veturën Zastava në Shkup

turqia neutralizon 9 terroriste te grupit militant pkk ne irak 66c0f51968fc9
Story i radhës

Turqia neutralizon 9 terroristë të grupit militant PKK në Irak

Të fundit nga

​Dita Evropiane e të Drejtave të Pacientit

18 prilli njihet si Dita evropiane për të Drejtat e Pacientit, ku në këtë ditë synohet të sensibilizohen pacientët, institucionet shëndetësore dhe ligjvënëse, që të formulohet dhe miratohet Karta e Pacientit. Dita
ShkoLartë