nuk ka terapi biologjike ne onkologji lsdm taravari shetit neper uashington pacientet me kancer pa terapi 678fb0da65f3e

Nuk ka terapi biologjike në Onkologji/ LSDM: Taravari shëtit nëpër Uashington, pacientët me kancer pa terapi!

January 21, 2025
1 minut lexim

LSDM: TARAVARI SHËTIT NËPËR UASHINGTON, PACIENTËT ME KANCER PA TERAPI!

Që nga dita e premte pacientët në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë, po përballen me mungesë të terapis biologjike, gjegjësisht përballen me mungesë të shumë llojeve të barnave. Pacientët për MIA, kanë deklaruar se  Klinika e Onkologjisë nuk është në gjendje t i përgjigjet rritjes së numrit të pacienteve me kancer metastatik. Por Klinika universitare për Radioterapi pretendon se ky problem është rezultat i procedurave administrative, të cilat zbatohen sipas buxhetit të vitit të kaluar. Për mia nga Klinika thonë:

“Situata me disponueshmërinë e terapisë biologjike është rezultat i procedurave administrative, të cilat zbatohen sipas buxhetit të vitit 2024. Ky buxhet është përgatitur në vitin paraprak në bazë të vlerësimeve të asaj kohe dhe nuk ka pasqyruar plotësisht nevojat aktuale të klinikës. Gjithashtu, duhet të merret parasysh rritja e vazhdueshme e numrit të pacientëve onkologjikë, si dhe kompleksiteti i proceseve administrative dhe financiare që ndikojnë në prokurimin e barnave” – thonë nga Klinika e Onkologjisë.

Ndërkaq LSDM-ja opozitare i është përgjigjur problemit që ka lindur në Klinikën e Onkologjisë, ku është shfaqur mungesa eë barnave për terapi biologjike. Ata thonë se ndërsa ministri i Shëndetësisë Arben Taravari shëtit nëpër Uashington për inaugurimin e Donald Trump, “kujdesi shëndetësor është në kaos”.

Në deklaratën e tyre thuhet se “përderisa ministrja e Shëndetësisë shëtit nëpër SHBA duke postuar foto me billborde, pacientët në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë po mbeten pa terapi biologjike”.

Kjo është e papranueshme dhe është dëshmi e mëtejshme e paaftësisë së qeverisë Mickoski dhe ministrit Taravari për t’u marrë me nevojat elementare të qytetarëve dhe të sistemit shëndetësor.

 Në vend të përgjegjësisë dhe furnizimit në kohë, ne shohim vetëm justifikime dhe pengesa administrative që thellojnë krizën.

“A ka të paktën pak përgjegjësi kjo qeveri që i shpenzon paratë publike për mobilie, vetura, luks, ndaj qytetarëve të cilëve është në rrezik shëndeti dhe jeta?” – thuhet në reagimin e LSDM-së. /tvklan.mk

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

menyra me efektive per tu lehtesuar ne situata stresuese 678fac9deb8aa
Story i mëparshëm

Mënyra më efektive për t’u lehtësuar në situata stresuese

ne uashington takime te mickoskit me bashkepunetore dhe biznesmene te trampit 678fb186102e8
Story i radhës

Në Uashington takime të Mickoskit me bashkëpunëtorë dhe biznesmenë të Trampit

Të fundit nga

Problemi është klauzola e frikshme

Kylian Mbappe është lojtar ëndrrash, por nuk është qendërsulmues. Kjo është kuptuar me kohë që në Paris, por francezi ende konceptohet si 9-sh në Madrid. Real Madrid padiskutim që e ka një plan

Qeveria me masa të reja ekonomike

Qeveria mori vendim për vendosjen e marzhës për shumë produkte ushqimore dhe jo ushqimore. Pavarsisht kërkesës së Odës së tregtarëve, që kërkonin të vendoset marzhë për 200 produkte, Qeveria vendosi për 1000
ShkoLartë