Xherdan Shaqiri duket se do të mbetet në Liverpool pasi nuk ka arritur asnjë ofertë në ditën e fundit të merkatos.
Ishte raportuar se Shaqiri do të largohej nga Liverpooli para se të mbyllej merkatoja, me disa klube gjermane si kandidate potenciale për kartonin e tij, por sot, kur edhe përfundon merkato, ende nuk ka arritur asnjë ofertë drejtë Liverpoolit
Jurgen Klopp nuk e kishte ftuar fare për ndeshjen e Carabao Cup kundër Arsenalit e po ashtu nuk u aktivizua fare në humbjen 7-2 kundër Aston Villas të dielën.
Kështu pra, Shaqiri do të vazhdojë qëndimin në “Anfield Road” sepse “The Reds” nuk uan largimin e tij në formë huazimi, ashtu siç kishin ofertuar Sevilla dhe Roma.