Nuk ka kthim në Serie A

Mesfushori italian Jorginho potencialisht mund të mbetet në Premier League duke u larguar nga Chelsea për te firmosur te Newcastle United. Ish-ylli i Hellas Verona dhe Napoli është lidhur vazhdimisht me një rikthim në Serie A, mbi të gjitha në Juventus ose një ribashkim me trajnerin e tij të vjetër Maurizio Sarri te Lazio.

Kontrata e tij në Stamford Bridge do të skadojë në fund të këtij sezoni, që do të thotë se ai mund të jetë një agjent i lirë në verë.

Sidoqoftë, Sky Sport Italia pretendon se ai mund të mos qëndrojë aq gjatë dhe tashmë të jetë në lëvizje te Newcastle United në janar.

Kjo më pas do t’i lejonte Chelsea-t të shkonte all-in me ofertën e tyre prej mbi 100 milionë euro për Benfikën dhe heroin e Argjentinës, Enzo Fernandez. Jorginho ka qenë në Angli që kur pasoi trajnerin e tij të Napolit Sarri te Chelsea në vitin 2018 me një kosto prej 57 milionë euro.

Tani 31-vjeçari italian ka bërë 20 paraqitje për klube këtë sezon, duke shënuar tre gola. Jorginho do te donte te kthehej ne Serie A sigurisht por ofertat ekonomike do te jene te rendesishme duke qene se do te jete kontrata e tij e fundit e madhe.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kërcënimet me bomba në Dellçevë, arrestohet një 63 vjeçar nga Tetova

Story i radhës

​Gjermania: Rasti i spiunit rus, “shumë i rëndë”

Të fundit nga