Nuk ka fitues në klasiken e futbollit shqiptar

Gola në spektakël por edhe rezultate surprizë në javën e 12-të të Kategorisë Superiore e fundit për vitin kalendarik 2020. Nuk prodhoi fitues derbi i Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë.

Në Selman Stërmasi kampionët e Shqipërisë barazuan 1-1 ndaj kryesuesve të Kategorisë Superiore, në një ndeshje shumë të luftuar dhe me raste të shumta për shënim.

Sfida nisi me një Vllazni më kërkuese dhe që kishte inciativën gjatë gjithë takimit, por shtylla i tha jo golit të Ardit Hoxhajt në minutat e para dhe pas vetëm 13 minutash Ernest Muçi zhbllokoi ndeshjen duke kaluar në epërsi Tiranën me një gol shumë të bukur pas një inkursioni personal. Nga ky moment sfida foli vetëm për Vllazninë që dominoi me lojë duke shpërdoruar shumë përpara porte sidomos me sulmuesin Haris Dilaver.

Gjithsesi goli i barazimit për Vllazninë edhe pse pak me vonesë. Kartoni i kuq i Torassës çerek ore përpara fundit i dha një tjetër shtysë skuadrës së Brdaric dhe saktësinë që nuk e kishte dot Dilaver në goditjet me kokë e pati Demir Imeri në minutën e 79-të kur kërceu më shumë se të gjithë në zonë dhe me kokë mposhti Visar Bekajn. Kaq për këtë duel me Vllazninë që u ngjit në kuotën e 26 pikëve, duke e çuar në +7 për momentin diferencën nga ndjekësja më e afërt që është Partizani.

Të kuqtë të cilët kishin pësuar vetëm 4 gola në 11 ndeshje, tre i pësuan në Laç aty ku u mposhtën me rezultatin 3-2. Njeriu i ndeshjes ishte ishi i madh i kësaj sfide Mentor Mazrekaj i cili me 2 gola dhe një asist udhëhoqi Laçin drejt fitores. Edhe për Shpëtim Duron ky sukses ndaj të shkuarës së tij ishte shumë i rëndësishëm sidomos për vazhdimësinë e Laçit në këtë sezon. Kurbinasit e zhbllokuan ndeshjen shumë shpejt me sulmuesin Dave Harmon por Tedi Cara gjeti menjëherë baraspeshën.

Në pjesën e dytë dy gola të Mazrekaj me dy goditje nga jashtë zonë të cilët surprizuan edhe Hoxhën i dhanë fitoren Lacit ndërsa për Partizanin ngushtoi shifrat Alesio Hyseni në minutat e fundit.

7 gola në Korçë, me Skënderbeun që u rikthye te fitorja pas një serie të gjatë rezultatesh negative. Korçarët triumfuan 4-3 ndaj Bylisit në një përballje direkte për mbijetesën duke u afruar pikërisht me ballshiotët që pozicionohen të 8-ët në renditje. Mensah i dha avantazhin skuadrës së Ahmatajt në minutën e 23-të, por barazimi i Bylisit erdhi shpejt me kapitenin Valentino Murataj në të 30-ën, megjithatë Skënderbeu gjeti sërish epërsinë me Qaqin në të 36-ën.

Pjesa e dytë nisi me një tjetër gol të Skënderbeut që u duk sikur i dha fitoren skuadrës korçare i realizuar nga Taipi. Por Bylis në pak minuta arriti të rikuperonte disavantazhin e dy golave me Carkanjin dhe Anthony Beji në minutat 56 dhe 58-të. Gjithsesi për t’i dhënë tre pikët Skënderbeut mendoi Elvi Berisha që i ardhur në fushë nga stoli shënoi golin e fitores në minutën e 76-të.

Regjistroi suksesin e dytë në këtë kampionat edhe Apolonia që mposhti në Loni Papuçiu të Fierit me rezultatin 2-1 Kastriotin. Një sukses me përmbysje me fierakët që i ngjiti në kuotën e 8 pikëve, falë dy golave të sulmuesit kryesor Mario Gjata që bëri të pavlefshëm edhe finalizimin e brazilianit Devid për krutanët.

Ngjarja paraprake

Keku Magjik Vetëm me Ujë – Ëmbëlsira me Butësi dhe Aromë të Mrekullueshme

Ngjarja e ardhëshme

Vendime pune për edukatoret, përkëdhelëset dhe stafin teknik te çerdhja ‘Flutura’ – Kondovë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian