Nuk jeni në Bashkimin Europian! Franca i jep goditje Kosovës

Kombëtarja e Kosovës  do të jetë me mungesa të mëdha në sfidat e marsit.

Trajneri zviceran Challandes do të duhet përgatisë skuadrën pa lojtarët më të rëndësishëm, Valon Berishën, Besart Celinën dhe Arbër Zenelin.

Në Francë është vendosur rregulli se lojtarët nuk mund të largohen drejt vendeve që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian.

Të tre futbollistët do të humbin sfidën miqësoren ndaj Lituanisë, si dhe ndeshjet ndaj Suedisë dhe Spanjës, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit të 2022.

Kosova ndodhet në një grup të vështirë, ku bëjnë pjesë kombëtare të tjera si Suedia, Spanja dhe Greqia. Me Greqinë Kosova u përball në ndeshjet e Ligës së Kombeve, ku mori një barazim dhe pësoi një disfatë.

Ngjarja paraprake

​Arrestohet një zyrtar i ATK-së

Ngjarja e ardhëshme

Tri ekipe në garë për Xherdan Shaqirin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian