nuk jemi mesuar keshtu inzagi jep nje tjeter lajm te keq pas humbjes se trete radhazi 680f184c693c9

“Nuk jemi mësuar kështu”, Inzagi jep një tjetër lajm të keq pas humbjes së tretë radhazi

April 28, 2025
1 minut lexim

Interi ka pësuar humbjen e tretë radhazi në një javë dhe brenda pak ditësh ëndrra për “Triplete” po kthehet në makth. Zikaltrit u mposhtën në ”San Siro” dje nga Roma dhe lajmet e këqija kanë vijuar edhe me dëmtimin e Benzhamë Pavard, një prej lojtarëve kyç të lojës së Inzagit.

“Kështu është futbolli, në këtë javë vijmë nga tre ndeshje me humbje që të dhembin. Skuadra e provoi, në ndeshjen e sotme ka vënë zemrën në fushë, përqafimi në fund i tifozëve na kënaqi përtej kësaj humbje të shëmtuar. Lojtarët japin gjithmonë shpirtin. Do të kenë gjithmonë mirënjohjen time. Tre humbje radhazi, nuk jemi mësuar. Kalendarët, mungesat, rivëniet anësore, penalltitë… në këto momente nuk do të shërbente asgjë të flisnim për këto, por duhet të shohim veten dhe rikuperojmë energji.

Pas dy ditësh do të jemi në udhëtim për në Barcelonë, nuk ishte nevoja ta shihnim të shtunën për të kuptuar se çfarë skuadre është. Do të shkojmë atje me shumë respekt, por jo me frikë”, tha fillimisht Inzagi pas sfidës, kur konfirmoi edhe situatën e mbrojtësit.

“Ai ka një ndrydhje në kaviljen e majtë, të shohim situatën në ditët e ardhshme. Edhe kjo nuk na duhej, për ne është një lojtar shumë i rëndësishëm”, theksoi trajneri duke bërë të qartë se nuk ishte optimist për situatën e francezit në momentin kyç të sezonit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

ish kryediplomati malazez kandiq e biserko dy serbet me te guximshme te kesaj epoke 680f14894e5e3
Story i mëparshëm

Ish-kryediplomati malazez: Kandiq e Biserko dy serbet më të guximshme të kësaj epoke

sipri rritje e paprecedent e shpenzimeve ushtarake ne bote 680f1bf0788aa
Story i radhës

SIPRI: Rritje e paprecedent e shpenzimeve ushtarake në botë

Të fundit nga

ShkoLartë