Nuk iu bashkua Tottenhamit në stërvitje, Kanen e pret ndëshkimi i rëndë

Tottenhami raportohet se do e ndëshkojë Harry Kanen për mos paraqitje në stërvitjen e së hënës.

Sulmuesi anglez po e kërkon largimin nga Spurs në këtë verë, dhe këtë veprim e bëri si shenjë proteste.

Sipas asaj që raporton Sky Sport News, Tottenhami do ta ndëshkojë sulmuesin 28-vjeçar, duke e prekur në portofol.

Sun Sport më pas mëson se Kane do t’i kryente testet për COVID-19, mirëpo ai nuk u paraqit as aty.

Sulmuesi po i vazhdon pushimet pas Euro 2020, derisa e planifikon kalimin te Manchester City, por në garë është edhe Manchester United.

Tottenhami refuzon ta shesë sulmuesin, mirëpo një ofertë mbi 100 milionë euro, do t’i bindte ata.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Shkencëtarët britanikë: Koronavirusi mund të jetë më vdekjeprurës sesa MERS-i, andaj vaksinohuni

Ngjarja e ardhëshme

Nevina shfaq figurën trupore përmes imazheve me bikini

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian