“Nuk ishte e planifikuar”, Kim dhe Kylie marrin vëmendje me veshjen e njëjtë

23:01 | 16 Prill 2021

Motrat Kardashian-Jenner bënë ‘xing’ me veshjen e njëjtë.

Kylie dhe Kim janë dy prej emrave më të famshëm nga familja Kardashian-Jenner, të cilat arrijnë të marrin vëmendje me çdo paraqitje, shkruan lajmi.net.

Së fundi, Kylie solli disa imazhe, në të cilat u shfaq e veshur me korset të njëjtë sikurse motra e saj, Kim, ndërsa thotë se kjo nuk kishte qenë e planifikuar.

Kylie e kishte kombinuar korsetin e kuq me minifund të zi prej lëkurse, ndërsa Kim zgjodhi që ta vesh atë me një palë pantallona të zi prej lëkure.

Prapa tyre gjendej garderoba me kostume e çanta nga brendet më të njohura, që kapin shifra marramendëse. /Lajmi.net/

Ngjarja paraprake

Everton dhe Tottenham ndahen baras në “Goodison Park”

Ngjarja e ardhëshme

‘Shpërthen’ Covidi në Prizren, përkundër masave qindra qytetarë shëtisin rrugëve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian