“Nuk folën për disa ditë”/ Shoqe prej dhjetëra vitesh, Aulona tregon incidentin me Fatmën dhe çfarë i ka thënë në momentin e sherrit: Doja t’ja shkulja flokët (VIDEO)

“Nuk folën për disa ditë”/ Shoqe prej dhjetëra

Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu, janë një nga dyshet më të njohura dhe të pëlqyera të ekranit shqiptar prej thuajse 10 vitesh. Ndonëse i kemi parë gjithnjë të qeshura në emision dhe rrjetet sociale, edhe Aulona me Fatmën kanë patur konflikte, madje në njërin prej tyre nuk kanë folur për tre ditë.

Këtë histori e tregon Aulona e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV Ora, përballë moderatores Ester Bylyku.

Ester Bylyku: A ka patur ndonjë rast ku ju mund të jeni zënë dhe nuk keni folur me njëra-tjetrën për disa kohë?

Aulona Musta: Nuk jemi kapur nga flokët edhe pse do doja t`ja shkulja ato kaçurrelat e bukura që ka (qesh). Nuk kemi folur për 3-4 ditë, ky ështe maksimumi. Kishim një debat në prapaskenë. Unë jam pak tip acarues e di, por edhe Fatma është acaruese nga ana tjetër. Unë jam tip që dua t’i bëj gjërat shpejt, ndërsa Fatma e kundërta. Ishim një ditë gati për xhirime në një spektakël ku do të këndonim. Unë i thoja shpejt, ndërsa ajo vazhdonte të bënte foto. E mora i thash hajde, ajo tha: ‘Ik vet, se më çmende’. Vajtëm në zyrë dhe nuk folëm fare, dhe pas tre ditësh pamë njëra tjetrën dhe thjesht qeshëm.

Ngjarja paraprake

Ahmeti: Duhet të jemi të ndërgjegjshëm, rritja e shpejtë e infeksioneve e ka rënduar situatën

Ngjarja e ardhëshme

Shëndeti i Veshkave Nis në Tryezë – Cilat Janë Ushqimet Më të Mira

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian