Nuk flisnin për shkak të Tunës, Roberti dhe Patrisi tregojnë si u pajtuan!

Për një periudhë vëllezërit Patris dhe Robert Berisha nuk flisnin me njëri-tjetrin dhe gjithmonë është përfolur se shkaku ka qenë Tuna.

Marrëdhëniet mes Robert Berishës, Nora Istrefit dhe Tunës nuk kanë qenë aspak të mira dhe sherri i tyre është bërë publik.

Por tanimë vëllezërit kanë vendosur t’i lenë të gjitha hatërmbetjet pas dhe ruajnë raporte shumë të mira me njëri-tjetrin.

Të ftuar në emisioni Soiree me Jonida Shehun në Abc News, ata janë pyetur se cili e merr hapin i pari për t’u pajtuar kur ndodh një sherr.

“Unë e marr hapin i pari. Lëshoj pe gjithmonë, jo vetëm me vëllaun”, është përgjigjur Patris Berisha.

Ndërsa Roberti ka shtuar “Duke qenë se është pak më i vjetër në moshë. Ai që është gabim e merr gjithmonë hapin i pari”, duke na lënë të nënkuptojmë se ka qenë Patrisi i pari që iu ka dhënë fund mosmarrëveshjeve me vëllain e tij dhe se në fakt ka qenë faji i tij që ata nuk flisnin.

Ajo çfarë tjetër ka tërhequr vëmendjen është dora e fashuar e Patrisit, i cili e ka justifikuar se i ka rënë derës, prandaj edhe e ka vrarë kaq shumë.

“Ajo dera nuk ishte e butë”, u shpreh Patrisi teksa shtoi detajin se ka 1 muaj me dorën e vrarë.

Se çfarë ka ndodhur që e ka çuar Patrisin në momente nervash t’i binte derës, këtë nuk dimë t’a themi dhe as ai vetë nuk e shpjegoi.

Vëllezërit Berisha u shprehën se tani kalojnë shumë kohë me njëri-tjetrin.

“Non-stop jemi bashkë”, tha Roberti duke shtuar se Patrisi është më i ndjeshëm dhe i qëndron gjithmonë pranë.

Ngjarja paraprake

Festa me babagjyshin kthehet në mort, humbin jetën 27 njerëz të infektuar

Ngjarja e ardhëshme

Zanetti dhe anekdota me Taribo West: Një ditë donte ta mbyste Lucescu-n sepse…

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian