Nuk është më sekret/ Si të dalloni nëse vezët janë të freskëta apo jo (VIDEO)

Nuk është më sekret/ Si të dalloni nëse vezët

Përpjekja për kontrollin e cilësisë është një nga dukuritë më të përditshme me të cilën përballen konsumatorët.

Mbi të gjitha kur bëhet fjalë për produktet e konsumit të përditshëm si veza.

Vezët kanë një lëvozhgë poroze dhe në bazën e secilës vezë, në pjesën fundore të saj ka një xhep ajri. Ky xhep ajri është një nga treguesit më të mirë për freskinë e vezëve.

Kur veza është e freskët, kjo hapësirë brenda vezës përmban shumë pak ajër, ndërsa kur veza është e ndenjur xhepi përmban shumë ajër.

Ka disa mënyra për të kuptuar freskinë e vezëve.

Një nga këto është testi i zhytjes së vezëve në një gotë të mbushur me ujë

Nëse xhepi i vezës përmban pak ajër, ateherë veza do të zhytet plotësisht në fund të gotës dhe do të pozicionohet krejtësisht horizontalisht.

Nëse veza nuk është krejt e freskët, atëherë sasia e ajrit brenda xhepit do të bëjë që veza të zhytet dhe të fundoset në fund të gotës së ujit, por maja e saj do të jetë më e ngritur dhe jo plotësisht në pozicion horizontal.

Ky është tregues se veza nuk është shumë e freskët, por përsëri është e konsumueshme.

Nëse veza ngrihet mbi fundin e gotës dhe pluskon në gotën me ujë, kjo tregon së xhepi është plot me ajër.

Në këtë rast kemi të bëjmë me një vezë krejt të ndenjur dhe bajate, e cila nuk këshillohet për t’u konsumuar.

Testi tjetër që mund të kryeni në kushtet e shtëpisë ka të bëjë me vezën e hapur në një pjatë.

Veza e freskët do të qëndrojë bukur në pjatë, e verdha e saj është e tonifikuar plotësisht dhe rri e ngritur lart, ndërsa rrethohet nga dy rrathë të bardhash.

Rrethi i parë është më xhelatinoz dhe mbulon të verdhën, ndërsa tjetri i mbivendoset të parit.

Nëse veza nuk është e freskët, e verdha e saj do të jetë më e ulët dhe e shfryrë në pjatë, ndërsa e bardha do të jetë vetëm një rreth.

Kur veza është bajate dhe krejt e ndenjur, ateherë e verdha e saj do të jetë krejtësisht e shfryrë dhe e sheshtë, ndërsa e bardha që e rrethon do të duket krejt e ujshme./ AgroWeb.org

Ngjarja paraprake

Mbi 2,84 milionë të prekur nga COVID-19 në kontinentin e Afrikës

Ngjarja e ardhëshme

Koeman: Barcelona ende në garë për titull

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian