Nuk e ka marrë ftesën e Rejës, Sadiku nuk dorëzohet për Kombëtaren

Në ditën e nesërme do të publikohet edhe lista e trajnerit Reja për ndeshjet e muajit mars që do të zhvillojë Kombëtarja. Tashmë është mësuar zyrtarisht se Armando Sadiku nuk do të jetë pjesë e saj.

Sulmuesi që e vazhdoj karrierën te Bolivar nuk e ka marrë ftesën pasi ka luajtur vetëm një ndeshje në këto kohë, teksa kampionati në Bolivi nuk ka nisur ende, por është duke u zhvilluar “Libertadores”.

Në intervistën e dhënë për “Zona Gol”, Sadiku është shprehur se nuk do të “zhduket” nga Kombëtarja pas zgjedhjes që ka bërë të luajtur me Bolivarin.

“Këtu nuk ka filluar akoma kampionati, vetëm një ndeshje kemi bërë. Nuk erdha te Kombëtarja nga largësia? Jo nuk besoj, motivi që trajneri nuk më ka thirrur është se nuk kemi luajtur shumë ndeshje në Bolivi. Unë do të luajë në Libertadores me ekipet më të forta në Argjentinë, Brazil, Meksikës.

Nuk është se kam shkuar në një vend të humbur që nuk më ndjek më njeri”, ka thënë Sadiku.

Ngjarja paraprake

Hidhet nga ura 60-vjeçari në Përmet, policia: Po punojmë për nxjerrjen e trupit të pajetë nga lumi

Ngjarja e ardhëshme

​Spitali i Gjakovës i mbushur me pacientë me Covid-19

të fundit nga

Milani me mungesa

Zlatan Ibrahimoviç, Isamel Bennacer dhe Theo Hernandez, do t’i mungojnë Milanit në

Reagon Milani

Pa mbushur ende 72 orë nga krijimi, Super Liga u braktis nga

AlbanianEnglishMacedonian