nuk duhet te prese deri ne fund te sezonit 6794ed614bbb7

Nuk duhet të presë deri në fund të sezonit

January 25, 2025
1 minut lexim

Nuk duhet të presë deri në fund të sezonit për të mësuar të ardhmen e tij. Mario Mitaj pritet të bëhet një lojtar me te drejta të plota i Al Ittihad në Arabinë Saudite.

Mbrojtësit të kombëtares kuqezi i kanë mjaftuar vetëm pak muaj për të bindur “sheikët” që të blejnë përfundimisht kartonin e tij nga Lokomotiva e Moskës.

Mitaj u transferua në merkaton e verës në Ligën Profesioniste Saudite në formë huazimi për 3 milion euro, ndërsa klubet ranë dakord edhe për 5 milion euro të tjera për shitjen përfundimtare.

Pikërisht këtë shifër, AL Itihad do ta paguajë që në janar, për të finalizuar bllerjen e futbollistit kuqezi.

Ky vendim është pjekur, duke parë paraqitjet e Mitaj në fushën e lojës.

Ai u kthye menjëherë në një titullar të padiskutueshëm bashkë me yjet e futbollit si Benzema, Kante apo Fabinjo.

Deri tani në sezonin e parë, 21 vjeçari ka shënuar 1 gol, ndërsa ka dhënë edhe 4 asist, duke ndihmuar Al Ittihad në garën për titullin kampion.

Po ashtu, Mitaj është një nga lojtarët më të vlerësuar në këtë sezon, me një notë mesatar 7.3 për ndeshje.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

vlen bdi non grata 20 vite pushtet me 1 moral dhe 100 korrupsion 6794ecaca0323
Story i mëparshëm

VLEN: BDI non grata 20 vite pushtet me 1% moral dhe 100% korrupsion

musk mrbeast apo larry ellison kush mund ta bleje tiktok 6794ee4f7c580
Story i radhës

Musk, MrBeast apo Larry Ellison – kush mund ta blejë TikTok?

Të fundit nga

ShkoLartë