Edhe nëse Interi fiton Scudetton në një stadium të mbushur me tifozë të Milanit, policia është e bindur se nuk do të ketë probleme mes tifozëve pasi që tashmë është arritur një pakt.
Një fitore do të garantonte Interit edhe matematikisht se titullin e kampionit në Serie A, përcjellë KosovaPress. Megjithatë, duke qenë se është zyrtarisht një ndeshje ‘në shtëpi’ e Milanit, kuqezinjtë do të jenë shumicë në tribuna.
Në teori, kjo është një mundësi reale për “shpërthim”, me dy grupe ultras që përplasen në stadium ose në rrugë nëse ka festime të Scudettos.
Megjithatë, “La Gazzetta dello Sport” thekson se policia është e bindur se nuk do të ketë probleme sepse, ndryshe nga shumica ndeshjeve, në Milano ka paqe që nga viti 1981.Kjo falë një pakti mossulmimi që shefat e dy ultrasve nënshkruan pas një tragjedie, vdekjen e tifozit 21-vjeçar të Interit, Vittore Palmieri pranë San Siros.
Asnjëra palë nuk donte të rrezikonte përsëritjen e kësaj gjakderdhjeje, ndaj ata nënshkruan një ‘pakt të mos luftimit’ që vazhdon të qëndrojë edhe sot e kësaj dite.
“Marrëveshja është një garanci për të gjithë, përndryshe rrugët e Milanos do të bëheshin një fushë beteje”, tha kreu i ultras i Interit, Marco Ferdico për gazetën Corriere della Sera.